Përshkrimi
Ky penthouse modern prej 127 m² ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të Prishtinës, Bregu i Diellit, në Rrugën Prend Doci. I ndërtuar nga nje ndërtues me reputacion të lartë, objekti përmbush standardet bashkëkohore të ndërtimit dhe garanton cilësi të lartë në çdo detaj.
Apartamenti ofron një hapësirë të gjerë dhe planimetri shumë funksionale, me tre dhoma gjumi komode dhe tre banjo moderne, duke e bërë ideal për familje të mëdha ose për blerës që kërkojnë rehati, privatësi dhe standard të lartë jetese. Penthousi ndodhet ne katin e 14-te, dizajni i brendshëm është modern, me organizim të shkëlqyer të hapësirave, ndriçim natyral dhe ndjesi komoditeti në çdo ambient.
Vendndodhja në Bregun e Diellit siguron qasje të shpejtë në rrugët kryesore, shkolla, shërbime dhe facilitete urbane, duke e pozicionuar këtë pronë si një zgjedhje të fortë si për banim cilësor ashtu edhe për investim afatgjatë me vlerë të qëndrueshme.
